Spahiu: `Lunapark`, një film i jashtëzakonshëm|Video
Sh.Gashi / RTKlive
Aktori dhe producenti, Fatmir Spahiu, në emisionin `Mirëmëngjesi Kosovë`, ka folur për filmin "Lunapark", i cili nisi xhirimet në muajin nëntor, dhe pritet ta ketë premierën vjeshtën e vitit 2023.
Spahiu flet për hollësi të këtij produksioni filmik, në të cilin luan si aktor dhe është producent.
“Ky është një film i jashtëzakonshëm ku bëhet fjalë për trazirat në Shqipëri në vitin 97 është rrëfim jetësor raporti mesë një nëne dhe një djali.
Ai tha se në këtë projekt është një numër i madh i producentëve të njohur .
“Bëhet fjalë për një projekt që është bashkë prodhim i Shqipërisë Kosovës Italisë Greqisë dhe Kroacisë një numër i madh produksjoneve dhe producentëve të njohur evropianë . Aktorja jonë e njohur Adriana Matoshi është në rrolin kryesor dhe kjo është një precedanë sepse po ndodhe që për herë të parë një aktore kosovare po luan një rrol kryesor në një dramë të shqiptarëve të Shqipërisë”, tha Spahiu.
Për më shumë ndiqeni videon:























