13:33 / 23.12.2022
Hoti: Çështja e personave të zhdukur që 23 vite vazhdon të politizohet
V. Thaçi / RTKlive
Komisioni për Personat e Zhdukur sot ka mbajtur konferencë për media ku ka bërë prezantimin për punën e vitit 2022.
Kryetari Komisionit për persona të zhdukur, Andin Hoti, ka thënë se si komision kanë dy parime themelore, “e para dinamizmi dhe e dyta humanizmi i procesit”.
Hoti tha se dinamizmi i punës së Komisionit e kanë parim të parë, për arsye se kanë kaluar 23 vite edhe më nuk ka arsye ndaj familjarëve dhe e dyta humanizmin, ku për 23 vite çështja për personat e zhdukur vazhdon të politizohet e që asnjëherë të vetme nuk trajtohet si çështje humane edhe pse është çështja më e ndjeshme në Republikën e Kosovës.
Tutje Hoti ka vazhduar me prezantimin e punës së Komisionit.























