Aliu: Mjetet për rrugën Podujevë-Prishtinë janë siguruar|Video
BKT
Lajme

Aliu: Mjetet për rrugën Podujevë-Prishtinë janë siguruar|Video

RTKlive

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, deklaroi në një konferencë për media se problemet që i kanë pasur me rrugën Prishtinë-Podujevë tashmë janë zgjidhur.

Mministri Aliu deklaroi se problemet që i kanë pasur me këtë rrugë tashmë janë zgjidhur, të cilat kanë pasur të bëjnë me çështjen e shpronësimit dhe çështjen e projektit.

Sipas tij, kanë marrë deklaratën për disponueshmërinë e mjeteve nga ministri i Financave, Hekuran Murati, lidhur me këtë projekt në vlerë 22.3 milionë euro.

Ministri Aliu shtoi se kostoja e projektit do të jetë gjithsej 38 milionë euro, derisa shtoi se në parashikimin e buxhetit ka qenë 22.3 milionë.

“Jo më vetëm pjesa e rrugës nga Lluzhani e deri në Podujevë, po edhe pjesa e rrugës nga Lluzhani deri në hyrje të Prishtinës, respektivisht në fshatin Bërnicë”, tha Aliu.

Ministrei tha se Segmenti do të ketë pesë lote, 16 kilometra nga Lluzhani deri në Bërnicë do të jete e ndarë në  katër lote dhe loti i pestë është përfundimi i rrugës nga Lluzhani deri në Podujevë.

Ndërsa zëvendësministri Durmishi lidhur me rrugën Prishtinë Podujevë, shtoi se për shkak të kontratave jo të rregullta për shpronësimin, kanë mbetur dy ura të papërfunduara dhe shumë probleme të tjera, ngase, sipas tij, pronarët privatë nuk lejojnë të punohet në aty, derisa nuk u është shkuar asnjë dokument shpronësimi nga institucionet zyrtare, ndaj, sqaroi ai, ne kemi përgatitur elaboratin e shpronësimit tërë segmentin rrugor Prishtinë- Podujevë, kështu i shmangin pengesat e paraqitura deri më tani.

Kurse kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, bëri të ditur se për rrënimet ndërtimeve në liqenin e Batllavës nuk ka ndërprerje, por ka pezullim, ngase, siç u shpreh ai, kompania fituese për rrënim ka probleme teknike me makinerinë që ka punuar atje, derisa shtoi se në një të ardhme të afërt të fillojë procesi i rrënimit.

 


MË SHUME NGA Lajme