Osmani në Bondsteel : Lidhja Kosovë-SHBA është më e fortë se kurrë
BKT
Lajme

Osmani në Bondsteel : Lidhja Kosovë-SHBA është më e fortë se kurrë

M.Mmiftari/RTKlive

Për drekën tradicionale të Krishtlindjeve, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, ka qenë në kampin amerikan “Bondsteel”, në Ferizaj.

Presdentja Osmani, me këtë rast, ushtarëve amerikanë, ua uroi Krishtlindjet.

“Përcjell mirënjohjen tonë për shërbimin dhe mbështetjen e palëkundur të tyre ndaj vendit tonë. Lidhja Kosovë-SHBA është më e fortë se kurrë. Gëzuar Festat!“, ka shkruar Osmani në Twitter.

Ajo ishte e shoqëruar edhe nga ambasadori amerikan Jeff Hovenier, i cili, këtë ngjarje e bëri të ditur për publikun përmes rrjetit social Twitter.

Ai, mes tjerash, u shpreh se ndiehet i nderuar që presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani  dhe familja e saj, u bashkuan për të festuar Krishtlindjet me ushtarët e SHBA-së dhe NATO-s.


MË SHUME NGA Lajme