23:20 / 25.12.2022
Kurti uron Krishtlindjen, guxim të kërkojmë paqe dhe drejtësi
M.Miftari/RTKlive
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka uruar besimtarët katolikë me rastin e Krishtlindjeve.
Në urimin e tij, ai e ka cituar Jezu Krishtin.
“Bëjuni të tjerëve ashtu siç do të dëshironit që ata të bënin me ju”, ishte citimi që Kurti e quajti të pavdekshëm.
Ai tha se në këtë kohë të pabarazisë duhet të kemi guxim të kërkojmë paqe dhe drejtësi.
“Sot, ndërsa të krishterët në mbarë botën festojnë lindjen e Jezusit, le të mos harrojmë kurrë urdhërimin e tij të pavdekshëm. Në një kohë konflikti dhe pabarazie, le të kemi guximin të kërkojmë paqen dhe të përpiqemi për drejtësi, brenda dhe jashtë vendit”, shkroi ai në Twitter.























