23:25 / 25.12.2022
KFOR konfirmon se afër një patrulle të tyre ka pasur të shtëna
RTKlive
KFOR-i ka dhënë detaje lidhur me sulmin në rrethinën e Zubin Potokut. Në përgjigjen për RTKlive, KFOR ka thënë se afër një patrulle të tyre ka pasur të shtëna.
“Në këtë moment mund të konfirmoj se para disa orësh një patrullë e KFOR-it, derisa ishte në detyrë në rrethinën e Zubin Potokut, ka dëgjuar dhe parë disa të shtëna afër tij. Të lënduar nuk ka dhe nuk ka dëme materiale. Tani po i kontrollojmë faktet dhe do t'ju përditësojmë”, thuhet në përgjigje për RTKlive.























