Parashikimi i motit për këtë javë
M.Sh/RTKlive
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka dhënë parashikimet për motin për sot dhe ditëve në vijim. Sipas IHK-së sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara në Kosovë.
E hënë – Do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat do të lëvizin nga -1 deri në 10 gradë Celsius.
E marte – Moti do të jetë kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga shiu, ndërsa temperaturat do të lëvizin nga 0 deri në 9 gradë Celsius.
E mërkurë – Moti do të jetë i vranët dhe me intervale me diell, ndërsa temperaturat do të lëvizin nga – 1 deri në 9 gradë Celsius.
E enjte – Moti do të jetë pothuaj i ngjashëm me ditën e mërkurë, derisa temperaturat do të lëvizin nga -2 deri në 10 gradë Celsius.
E premte – Moti kryesisht i ngjashëm me ditën e enjte, ndërsa temperaturat do të lëvizin ndërmjet -2 deri në 10 gradë Celsius.
Sipas IHK-së, gjatë këtyre ditëve do të ketë erë kryesisht nga verilindja dhe veriperëndimi me shpejtësi 1 deri në 7 m/s.























