Nënoficerët e Kosovës dhe të Shqipërisë vazhdojnë bashkë shkollimin
BKT
Foto: Armend Mehaj/Facebook
Lajme

Nënoficerët e Kosovës dhe të Shqipërisë vazhdojnë bashkë shkollimin

M.Shefkiu/RTKlive

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka njoftuar se edhe gjashtë nënoficerë nga Forcat e Sigurisë së Kosovës (FSK) po e vazhdojnë kursin e avancuar në Qendrën e Arsimimit Profesional të Nënoficerëve në Ushtrinë e Shqipërisë. Mehaj në rrjetin social Facebook, thotë se vetëm të bashkuar do të jenë gjithnjë më të fortë.

“Krah për krah si një trup i vetëm studiojnë nënoficerët e forcave tona me vëllezërit e motrat e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, thotë ai. 

Mehaj tregon se në Qendrën e Arsimimit Profesional të Nënoficerëve të Akademisë së Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë u hap kursi i 52-të i Avancuar i Nënoficerit, i përbërë nga 55 kursantë, ku 6 prej tyre janë nënoficerë të FSK-së.

“Suksese të gjithëve bashkë me mirënjohjen e falënderimin vëllazëror për ministrinë dhe forcat shqiptare për gjithë mbështetjen në profesionalizmin në veçanti, si dhe zhvillimin dhe forcimin e Ushtrisë sonë në përgjithësi. Së bashku jemi gjithmonë më të fortë”, ka shkruar Mehaj.

Mund të jetë një imazh i 6 persona, njerëz në këmbë dhe uniformë ushtarake


MË SHUME NGA Lajme