Arben Vitia emërohet ministër i Shëndetësisë
BKT
Lajme

Arben Vitia emërohet ministër i Shëndetësisë

B. H. / RTKlive

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot ka emëruar Arben Vitinë, ministër për Shëndetësi. Lajmi është bërë i ditur nëpërmjet një komunikate të shkurtër  të ekzekutivit.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot ka emëruar Arben Vitia, Ministër për Shëndetësi, të cilit i ka uruar suksese në plotësimin e detyrave dhe përgjegjësive të tij”, thuhet në komunikatë.

Vitia ka qenë edhe më parë ministër i Shëndetësisë dhe atë në periudhën më të vështirë, kur vendi ishte duke u ballafaquar me pandeminë “Covid 19”. Ai kishte dhënë dorëheqje nga kjo pozitë, pasi kishte vendosur të garojë për të parin e kryeqytetit si kandidat i LVV-së, ku nuk kishte arritur të fitojë në balotazh ndaj kandidatit të LDK-së, Përparim Rama.

Vitia në pozitën e ministrit e zëvendëson Rifat Latifin, i cili është tërhequr nga ky post para më shumë se dy muajsh.


MË SHUME NGA Lajme