19:15 / 26.12.2022
FSK dhe Fondacioni “MUTE”, shpërndajnë mbi 4500 dhuratave për fëmijë
Fadil Sertolli / RTKlive
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, përmes një postimi në Facebook ka thënë se festat për ushtarakët tanë kanë kuptim të plotë vetëm kur janë në mesin e qytetarëve tanë!
Ai ka bërë të ditur se me rastin e festave të fundvitit, Njësia për Çështjet Civile të FSK-së, në bashkëpunim me Fondacionin “MUTE”, kanë realizuar shpërndarjen e mbi 4500 dhuratave për fëmijë.
“Aktivitetet janë realizuar në regjionin e Prishtinës, respektivisht në 60 institucione shkollore dhe parashkollore, duke përfshirë vendbanime urbane dhe rurale. Shërbimi ndaj Atdheut dhe Qytetarit tonë është Detyra dhe Nderi ynë!”, ka shkruar ministri Mehaj.























