Hoti paraqet katër veprime për ta nxjerrë Kosovën nga kurthi i Serbisë
B. H. / RTKlive
Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka paraqitur katër pika për Qeverinë e vendit si veprime për të nxjerrë Kosovën nga kurthi i Serbisë.
Deputeti i LDK-së ka kërkuar heqjen e barrikadave në bashkëpunim me KFOR-in, por edhe ruajtjen e paqes në vend.
“1.Hiqni barrikadat në veri në bashkëpunim me KFOR-in. I keni lënë të zënë vend tepër gjatë. 2. Kërkoni me ngulm nga BE-ja dhe SHBA-ja të bëjnë presion tek Serbia të mos pengohen dhe të mos rrezikohen qytetarët tanë që kalojnë nëpër Serbi. 3. Ruajeni paqen fuqishëm. Tregoni gatishmëri për dialog dhe zgjidhje paqësore. Dëgjoni këshillat e miqve për veprimet që duhet ndërmarrë në kuadër të dialogut. 4. Mos përmendni luftë e konflikte. Luftën e kemi paguar shtrenjtë, por e kemi fituar me ndihmën e miqve. Rreziku është të humbim në paqe për shkak të humbjes së mbështetjes nga miqtë tanë”, ka shkruar Hoti.























