12:38 / 28.12.2022
Cila do të jetë e ardhmja e Keane?
F.Bytyqi/RTKLive
Klubi italian, Juventus është duke menduar për blerjen e plotë të kartonit të Keane.
Keane po luan sezonin e tij të dytë tek Juve në formë huazimi nga Evertoni.
Marrëveshja e huazimit të lojtarit përfundon në fund të këtij sezoni, por sipas medieve italiane, torinezët duan të blejnë kartonin e plotë të Keane.
Juve thuhet së tashmë ka shpenzuar 7 milionë euro për huazimin e lojtarit dhe tani torinezët duhet të shpenzojë 28 milionë euro të tjera për ta bërë të vetin Keane.
Ndryshe, lojtari është duke u monitoruar nga disa klube tjera evropian, por siç raportohet, Juve dëshiron të mbajë Kane në Torino.























