Prokuroria Speciale sqaron kërkesën për ndryshimin e masës kundër Pantiqit
BKT
Lajme

Prokuroria Speciale sqaron kërkesën për ndryshimin e masës kundër Pantiqit

B. H. / RTKlive

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës nëpërmjet një komunikate ka sqaruar opinionin në lidhje me ndryshimin e masës së sigurisë kundër të pandehurit, Dejan Pantiq.

Në bazë të kërkesës së kësaj prokurorie, më 12 dhjetor, Gjykata Themelore në Prishtinë kundër të pandehurit Dejan Pantiq, ka caktuar masën e paraburgimit për veprën penale “sulm terrorist”.

“Edhe pse kundër të pandehurit ka ekzistuar vendim për caktim të paraburgimit, për shkak të rrethanave tashmë të njohura, i njëjti asnjëherë nuk u dërgua në paraburgim ashtu siç kërkohet me ligj. Pas vizitave të ekipeve mjekësore të Eulex-it, të cilët kanë konstatuar gjendje jo të mirë  shëndetësore për të pandehurin, ata kanë rekomanduar trajtim në një qendër spitalore, megjithatë as ky rekomandim nuk u realizua”, thuhet në komunikatë.

Tutje në komunikatë thuhet se “Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, duke u bazuar në aspektin shëndetësor dhe njëkohësisht aspektin human i ka propozuar Gjykatës Themelore në Prishtinë, zëvendësimin e masës së paraburgimit për të pandehurin Pantiq, pasiqë i njëjti ishte në pamundësi t’i gëzojë të drejtat që ju takojnë të paraburgosurve në qendrat e paraburgimit”.


MË SHUME NGA Lajme