Shakhtari tregon sa para duhet t`i japë Arsenali për Mudryk
BKT
Sport

Shakhtari tregon sa para duhet t`i japë Arsenali për Mudryk

Uran Krasniqi / RTKLive

Arsenali duhet të paguajë afër 113 milionë euro për të nënshkruar me anësorin e Shakhtar Donetsk, Mykhaylo Mudryk, sipas zëvendësdrejtorit të klubit ukrainas, Carlo Nicolini.

Reprezentuesi ukrainas pas paraqitjeve mbresëlënëse në Ligën e Kampionëve, duke regjistruar tri gola dhe dy asistime në gjashtë paraqitje, ka fituar vëmendjen e klubeve më të mira evropiane.

Mudryk është gjithashtu golashënuesi më i mirë i Shakhtarit në Premier League të Ukrainës këtë sezon me shtatë gola, ndërsa asnjë lojtar në ligë nuk ka regjistruar më shumë asistime.

“Konfirmoj se Arsenali është një nga skuadrat më aktive për të siguruar shërbimet e Mudryk. Siç kemi thënë gjithmonë, për t'u marrë me Mudryk, duhet një ofertë e mirë. Nga Arsenali ka ofertë dhe jemi në negociata", ka thënë Nicolini.