Idrizi lë Llapin për t`i bashkuar familjes në Gjermani
BKT
Sport

Idrizi lë Llapin për t`i bashkuar familjes në Gjermani

Uran Krasniqi / RTKLive

Bujar Idrizi nuk do të jetë më futbollist i Llapit. Sipas një komunikate të klubit llapjan, futbollisti do t`i bashkohet familjes në Gjermani.

"KF Llapi njofton se pas katër vite e gjysmë bashkëpunimi me kapitenin e skuadrës, Bujar Idrizi, do ndërprehen marëdhëniet kontraktuale përshkak se Idrizi jetën do ta vazhdoj jashtë Kosove, ku do i bashkohet familjes në Gjermani. Ndonëse vendim shumë i vështirë largimi nga Kosova dhe nga ekipi i zemrës, Llapi, Idrizi do jetë përgjithmonë pjesë e historisë sonë ku me të si kapiten kemi arritur të fitojmë 2 herë Kupën e Kosovës, 1 herë Superkupën dhe 2 herë Superkupën Kosovë-Diasporë. Kapiteni Idrizi, prijësi dhe lideri i ekipit tash e 4 vite e gjysmë është paraqitur në 151 ndeshje dhe ka shënuar 6 gola e 12 asistime në 13.228' minuta të luajtura", ka shkruar klubi llapjan. "Është nder dhe privilegj i madh ta kishim një kapiten si Bujar Idrizi, një njeri me sjellje shembullore dhe karakter të madh të futbollistit që nuk ka kursyer asgjë nga vetja në secilën ndeshje e secilën minutë të luajtur me ekipin tonë".

Idrizi karrierë kishte bërë edhe në kampionatin e Shqipërisë.