Deputeti gjerman: Kërcënimet ushtarake të Serbisë të papranueshme
BKT
Foto: Nga profili në Twitter i Christoph Ploss
Lajme

Deputeti gjerman: Kërcënimet ushtarake të Serbisë të papranueshme

A.Bela/RTKlive

Për zhvillimet e fundit në veri, ka reaguar edhe deputeti i Bundestagut gjerman, Christoph Ploss.

“Kërcënimet ushtarake të Serbisë dhe bllokimi i pikave kufitare janë të papranueshme. Ne kemi nevojë për një sinjal të qartë nga BE për qeverinë serbe”, ka shkruar ai në Twitter. Sipas tij duhet të ndalet menjëherë përshkallëzimi, raporton RTKlive.

Ndryshe deputeti i Bundestagut gjerman, Christoph Ploss, di të më parë ka vizituar Kosovën.

Kurse ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, ka falënderuar deputetin gjerman. “BE-ja duhet t'ia bëjë të qartë Serbisë se e vetmja rrugë për në Evropë është njohja e Republikës së Kosovës”, ka shkruar ai në Twitter.


MË SHUME NGA Lajme