22:30 / 28.12.2022
Sigal Prishtina mposhtet nga Golden Eagle Ylli
Uran Krasniqi / RTKLive
Sigal Prishtina është mposhtur nga Golden Eagle Ylli në xhiron e 16-të të Prince Caffe Superligës.
Ndeshja ka përfunduar me rezultat 71:51 (14:10, 18:16, 20:9, 19:16).
Të gjitha periudhat e ndeshjes janë shënuar me dominimin e vendasve.
Te Ylli më i miri ishte Bashir Ahmed me 21 pikë e nëntë kërcime, kurse te kryeqytetasit Dustin Thomas realizoi 17 pikë e gjashtë kërcime.
Ylli ka dhjetë fitore e katër humbje, ndërsa Prishtina dhjetë fitore e pesë humbje.























