Protestë kundër barrikadave
RTK
Në shenjë kundërshtimi me veprimet e serbëve për të vendosur barrikada ne pjesën veriore të vendit, si dhe në hyrje të kufirit me Kosovën në Merdar, nesër në urën që lidhë qytetin e Kehlit të Gjermanisë me Strazburgun e Francës, do të mbahet një protestë.
Organizatori i kësaj proteste Brahim Shabani i cili jeton në Gjermani, ka thënë se me lejen e policisë për dy orë ata do të vendosin veturat në këtë urë si barrikadë për të pamundësuar lëvizjen e automjeteve. Me këtë synohet që të përçohet mesazhi se sa e dëmshme është mungesa e lirisë së lëvizjes.
Reagim të tillë kishte pasur edhe disa ditë më parë por jo në mënyrë të organizuar. Të gjithë ata që duan të marrin pjesë në protestë duhet të drejtohen në stacionin e trenit në qytetin e Kehlit në Gjermani.























