22:58 / 28.12.2022
City fiton nga Leeds dhe rikthehet në vendin e dytë
Uran Krasniqi / RTKLive
Erling Haaland ka shënuar dy herë për të ndihmuar skuadrën e Manchester Cityt të kthehet në vendin e dytë në tabelën e Premier Leagues.
City ka mposhtur Leeds Unitedin me rezultat 3-1.
Goli tjetër për skuadrën e Pep Guardiolas e ka realizuar Rodri.
Golin e vetëm për Leedsin e ka shënuar Struijk.
Pas kësaj fitore City e rimerr pozitën e dytë dhe ka vetëm pesë pikë më pak se Arsenal.
Haaland me dy golat e sotëm ka arritur numrin e njëzet golave.























