Gjykata dënoi ministren Rozeta Hajdari me 700 euro, ajo s’deklaroi pasurinë
BKT
Lajme

Gjykata dënoi ministren Rozeta Hajdari me 700 euro, ajo s’deklaroi pasurinë

J.Musliu/RTKlive

Është dënuar me gjobë prej 700 eurosh nga Gjykata Themelore në Prishtinë, ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari.

Ajo u dënua për shkak të mosdeklarimit të pasurisë për vitin 2020 brenda afatit ligjor.

Njoftimin e bëri të ditur Gjykata Themelore në Prishtinës, por duke dhënë vetëm inicialet e ministres në fjalë.

 “E akuzuara R.H (Rozeta Hajdari) është shpallur fajtor dhe është dënuar me gjobë në shumën 700 euro, i cili dënim do të ekzekutohet në afat prej 15 ditëve nga dita kur ky Aktgjykim të bëhet i plotfuqishëm”, shkruan  në njoftim.

Në aktvendimin e gjykatës theksohet se Hajdari, në cilësinë e zyrtares së lartë publike, si ministre e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike në Qeverinë e Kosovës, duke qenë e vetëdijshme për detyrimin e saj ligjor, nuk e ka deklaruar pasurinë ashtu siç e kërkon Ligji për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë të zyrtarëve të lartë publik.

Më 14 tetor të këtij viti Prokuroria Themelore në Prishtinë kishte ngritur aktakuzën ndaj ministres Hajdari për veprën penale “Mosraportim ose raportim i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale apo detyrimeve financiare”.

Hajdari kishte pranuar paraprakisht fajësinë para gjykatës duke thënë se ishte krijuar konfuzion pasi ishte shtyrë afati për deklarim të pasurisë së zyrtarëve publikë.

 


MË SHUME NGA Lajme