Rona Nishliu sonte me koncert premierë në Mitovicë
Kulturë

Rona Nishliu sonte me koncert premierë në Mitovicë

Selvete Krasniqi

Artistja e njohur Rona Nishliu,sonte do të mbajë koncert në Mitrovicë.

Koncerti do të përfshijë program me profesionistë edhe nga Shqipëria e Maqedonia , si tribut për magjinë e netëve të paharruara kur Mitrovica ishte jo vetëm zëri por edhe tingulli i Kosovës së re që po lind, kemi kënaqësinë t’ju ftojmë në koncertin premierë të kuruar dhe ideuar nga Rona Nishliu si homazh për traditën e vendlindjes, nën shoqërimin e orkestrës të saj të re, New  Big Band, thuhet në njoftim.

Koncerti nis në orën 20:00, në Qendrën e Kulturës në Mitrovicë.

Derisa paraqitja e radhës e Rona Nishliut do të jetë nesër në Prishtinës.


MË SHUME NGA Kulturë