16:33 / 29.12.2022
KFOR: Barrikadat të hiqen shpejt
J.Musliu/RTKlive
Trupat e NATO-s në Kosovë, KFOR, kanë mirëpritur vendimin e mbrëmshëm të serbëve lokalë, për heqjen e barrikadave në veri të Kosovës.
“Heqja e barrikadave duhet të bëhet shpejt, në mënyrë të sigurt dhe duke shmangur çdo lloj incidenti apo rreziku”, deklaroi KFOR-i në një deklaratë për media.
“Të gjitha palët duhet të shmangin çdo retorikë apo veprim që mund të shkaktojë përshkallëzim të mëtejshëm”, rikujton KFOR-i.
“KFOR-i po monitoron nga afër zhvillimet”.
Trupat e NATO-s në Kosovë deklarojnë se ata mbesin jashtëzakonisht vigjilentë dhe të gatshëm për të ndërhyrë.
“Kjo nëse është e nevojshme, në përputhje me mandatin tonë të bazuar në Rezolutën 1244 të vitit 1999 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së”.























