Bota e futbollit mbetet pa mbretin Pele
BKT
Në Fokus

Bota e futbollit mbetet pa mbretin Pele

Uran Krasniqi/RTKLive

Është shuar ai që për shumëkënd konsiderohet edhe mbreti i futbollit, Edson Arantes do Nascimento i njohur si Pele.

Lajmin e ka bërë të ditur gazetari Fabrizio Romano. "Legjenda braziliane Pele ka ndërruar jetë në moshën 82-vjecare, një ndër më të mirët në histori që e ka ndryshuar lojën".
"Një person me talent të dhënë nga Zoti, një ndër emrat që do të mbahet përgjithmonë në kujtesë. Pusho në paqe legjendë", ka shkruar ai. 
Pele është tri herë fitues i Kupës së Botës me Brazilin. Ai ka luajtur për Santos dhe News York Cosmos.  


MË SHUME NGA Në Fokus