Osmani:Sakrifica e dëshmorëve të UÇK-së, udhërrëfyes për forcim të shtetit
BKT
Lajme

Osmani:Sakrifica e dëshmorëve të UÇK-së, udhërrëfyes për forcim të shtetit

Fadil Sertolli / RTKlive

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se "në Ditën e Veteranit të UÇK-së, kujtojmë me respekt të gjithë ata djem e vajza të Ushtrisë sonë Çlirimtare, të cilët e bën të mundshme lirinë tonë".

"Sot kujtojmë edhe sakrificën e komandantit legjendar Adem Jashari me familje, i cili më 30 dhjetor të vitit 1991 pati betejën e parë me forcat e regjimit gjenocidal serb, duke shënuar fillet e rezistencës së armatosur dhe njëherit paralajmërimin e lirisë sonë”, ka thënë Osmani.  

Tutje e para vendit ka thënë se "sakrifica e dëshmorëve dhe e veteranëve të UÇK-së, do të na shërbejë si udhërrëfyes për forcimin e shtetit dhe mbrojtjen e lirisë së fituar me mund!"


MË SHUME NGA Lajme