Me gjithë sfidat, TKK përfundoi me suksese vitin 2022
Kulturë

Me gjithë sfidat, TKK përfundoi me suksese vitin 2022

RTK

Viti 2022 për Teatrin Kombëtar të Kosovës ishte vërtet i lëkundshëm në shumë aspekte.

Fillimisht, si pasojë e pandemisë globale COVID-19, ka pasur edhe mungesë produksionesh për një kohë të  gjatë, e më pas duke ardhur me lajmin se do t’i nënshtrohet procesit të rinovimit dhe puna do të kryhet në një mjedis tjetër, siç është ai i Amfiteatrit të Ri të TKK-Se.

Me gjithë problemet, TKK shpërtheu për të na dhënë tre shfaqje mahnitëse dhe për të mbyllur kështu vitin e suksesshëm me salla plot.

Përmes një postimi në Facebook, Teatri Kombëtar i Kosovës ka listuar të arriturat e këtij viti ne mesin e te cilave ajo kryesorja, TKK është bërë pjesë e familjes së madhe të European Theatre Convention duke hapë dyert për bashkëpunim dhe prezantim ndërkombëtar!

Viti 2023 do të shënojë edhe realizimin e një bashkëprodhimi të madh evropian i cili do të ketë premierën në muajin Tetor.


MË SHUME NGA Kulturë