19:22 / 30.12.2022
Antwerp për shkak të shëndetit i kufizon obligimet Overmarsit në klub
Uran Krasniqi/RTKLive
Marc Overmars ka përjetuar një përkeqësim shëndetësor dhe detyrat e tij në Royal Antwerp janë kufizuar derisa të shërohet.
Klubi belg përmes një postimi në rrjetet sociale ka konfirmuar rastin.
"Marc Overmars, drejtor i çështjeve të futbollit në RAFC, është shtrirë në spital pasi pësoi një sulm të lehtë në tru. Marc dhe familja e tij të të fokusuar në trajtim dhe nuk duan të komentojnë më tej. RAFC i uron Marc shërim të shpejtë"
Overmars u punësua te klubi belg në mars të këtij viti pas largimit nga Ajax.
Holandezi gjatë karierës së tij ishte futbollist i Ajaxit, Arsenalit e Barcelonës.
Overmars ka luajtur për Holandën nga viti 1993 deri në vitin 2004.























