Ferizaji liron tre futbollistë
BKT
Sport

Ferizaji liron tre futbollistë

Uran Krasniqi/RTKLive

Egzon Shabani, Donat Hasanaj dhe Drilon Sadiku nuk do të jenë më pjesë e FC Ferizajt. Njoftimin e ka bërë vetë klubi.

"FC Ferizaj njofton se me marrëveshje të dyanshme është bërë shkëputja e kontratave me lojtarët: Egzon Shabani, Donat Hasanaj dhe Drilon Sadiku. Klubi ynë falënderon lojtarët në fjalë për angazhimin e treguar gjatë kohës sa kanë bartur fanellën e klubit. Shëndet e shumë suksese në rrugëtimet e reja!", ka njoftuar klubi nga qyteti me të njëjtin emër. 

Aktualisht Ferizaji gjendet në pozitën e fundit në tabelën e Superligës.