20:17 / 30.12.2022
Kurti: S’ka listë arrestimesh në veri, as marrëveshje të fshehtë
KSP
“Garancia e vetme që ua kemi dhënë ndërkombëtarëve, ka qenë se s’ka lista për arrestime në veri”. Kështu deklaroi në një intervistë për Kosovapress, kryeministri Albin Kurti.
Ai tha se s’ka pasur asnjë marrëveshje të fshehtë me Serbinë për largimin e barrikadave në veri.
Kreu qeveritar e mohoi kategorikisht se ka dhënë garanci për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Ai tha se për shtensionimin e situatës në veri ka pasur takime vetëm me KFOR-in, EULEX-in dhe me ambasadorët e QUNIT-it, veçmas me atë amerikan.
Siç deklaruar Kurti, ditët e fundit ka pasur angazhim të shtuar të tyre për largimin e barrikadave, pasi Policia e Kosovës ka treguar vendosmërinë për t’i larguar ato.























