21:12 / 30.12.2022
Vieira motivon ekipin para ndeshjes me Bournemouth: Duhet guxim
Uran Krasniqi/RTKLive
Pas humbjes nga Fulham, trajneri i Crystal Palace, Patrick Vieira, i ka kërkuar skuadrës së tij që të jetë më e guximshme kundër Bournemouth të shtunën.
"Ne kemi pasur disa paraqitje vërtet të mira, por me Fulham nuk ishte një prej tyre. Është e rëndësishme për ne të kuptojmë se ku jemi. Ne nuk ishim mjaftueshëm të guximshëm dhe kjo duhet të ndryshojë. Ne duhet të besojmë më shumë në veten tonë, më shumë në atë që po përpiqemi të bëjmë", ka thënë francezi.
Në Premier League, ku tabelën e kryeson Arsenal, klubi që drejtohet nga Viera gjendet në pozitën e dymbëdhjetë.























