11:25 / 31.12.2022
Efekti Ronaldo, Al Nassr dyfishon ndjekësit në Instagram
Rtsh
Transferimi i Ciristiano Ronaldo-s në Arabi Saudite ka nisur të japë frytet e para. Klubi saudit brenda pak orësh që nga momenti i zyrtarizimit ka dyfishuar ndjekësit në faqen zyrtare të Instagram-it.
Para zyrtarizimit të Ronaldo-s, Al Nassr numëronte “vetëm” 860 mijë ndjekës, ndërsa pas publikimit të fotografisë zyrtare të afrimit të yllit portugez kjo shifër shkoi 1.6 millionë.
Sulmuesi portugez, ishte pa ekip që nga 22 nëntori pas përfundimit të stuhishëm të marrëdhënies me Manchester United. Në Arabinë Saudite ai do të fitojë 200 milionë euro në vit mes pagës dhe transferimit të të drejtave të imazhit në klub.























