15:03 / 31.12.2022
Osmani falendëron Çekinë, për avancimin e Kosovës, drejt BE-së
RTKlive
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka falënderuar kryeministrin çek, Peter Fiala, për punën e bërë në avancimin e Kosovës në rrugën drejt Bashkimi Evropian.
“Duke qenë se Republika e Çekisë përmbyll presidencën e Këshillit Evropian, Unë dua ta falënderoj kryeministrin Peter Fiala për lidershipin e pashoq të Çekisë në ndihmesën që Kosova të lëviz përpara në rrugën evropiane. Pres ta vazhdojmë bashkëpunimin tonë të shkëlqyeshëm”, ka shkruar Osmani në Twitter.
























