RTK ka përgatitur programin festiv për ta pritur Vitin e Ri 2023|Video
BKT
Në Fokus

RTK ka përgatitur programin festiv për ta pritur Vitin e Ri 2023|Video

Ardiana Gashi/RTK

Radiotelevizioni i Kosovës edhe sivjet ka përgatitur një program të ngjeshur artistik.

Në ekranin e RTK-së, sonte në prag të ndërrimit të motmoteve do të jetë këngëtari Sabri Fejzullahu.

Veç këngëve, do të ketë edhe biseda për jetën dhe veprën e Sabri Fejzullhaut dhe të ftuar të tjerë.

Ne netët në vijim, po ashtu, do të ketë program të pasur të punuar nga stafi i RTK-së, si dhe bashkëpunëtorët tanë, si opera La Traviata, koncert nga Marsela Çibukaj, pa lënë anash edhe muzikën popullore e filmat e përzgjedhur.


MË SHUME NGA Në Fokus