Gëzuar Vitin e Ri nga RTKlive.com
RTKlive
Të dashur lexues të RTKlive,
Ekipi i portalit më të madh e më të besueshëm në Kosovë, RTKlive.com, që është pjesë e Radiotelevizionit të Kosovës, ju uron të gjitha të mirat në vitin 2023!
Duke shpresuar dhe uruar që Viti i Ri do të sjellë sa më shumë të mira dhe gëzime në familjet tuaja, u jemi falendërues për besnikërinë tuaj ndaj www.rtklive.com
Interesimi juaj që të informoheni nga RTKlive.com, me saktësi e paanshëmri, mbi ato që ndodhin në Kosovë e më gjërë, na bëjnë që të nisim vitin 2023 me përkushtim dhe besim edhe më të madh.
Përveç lexuesve tanë në Kosovë, një falendërim i veçantë shkon për të gjithë mërgimtarët në vende të ndryshme të botës, e të cilët RTK-në në përgjithësi, por RTKlive.com në veçanti, e kanë burim të informimit dhe lidhje të fortë me atdheun.
Gëzuar 2023!























