Përfshihet nga zjarri një fabrikë e stiroporit në Ferizaj
BKT
Lajme

Përfshihet nga zjarri një fabrikë e stiroporit në Ferizaj

RTKlive

Sot është përfshirë nga zjarri një fabrikë e stiroporit në Ferizaj.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, tha për RTKlive se sot në orën 00:34 të mëngjesit Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në Fshatin e Vjetër të Ferizajt ka ndodhur një incident zjarri në një fabrikë për prodhimin e stiroporit.

Sipas tij zjarrëfikësit janë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e lokalizuar zjarrit.

"Ende nuk dihen shkaqet si ka ardhur deri te ky incidet, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë policët e rendit dhe policë hetues të cilët i kanë marrë veprimet e nevojshme për ta hetuar këtë rast. Nuk është raportuar se ka lëndime", tha ai.


MË SHUME NGA Lajme