Një i vdekur dhe një i plagosur në Prizren, ndalohen gjashtë persona
Në Fokus

Një i vdekur dhe një i plagosur në Prizren, ndalohen gjashtë persona

Myrvete Axhami/RTK /RTKlive

(E plotësuar) Gjashtë persona janë ndaluar për 48 orë për rastin e vrasjes në Prizren ku ka mbetur i vdekur një 31-vjeçar dhe është plagosur një 27-vjeçar nga Kukësi.

Policia ka bërë të ditur se hetimet do të kalojnë në Drejtorinë e Përgjithshme të Krimeve të Rënda në Prishtinë.

Një 31-vjeçar nga Shqipëria ka vdekur mëngjesin e sotëm dhe një tjetër është plagosur pas një gjuajtjeje me armë zjarri në dalje të Prizrenit. 31-vjeçari ka vdekur rrugës për në spitalin rajonal të Kukësit, ndërsa i plagosuri pas ndihmës së parë mjekësore në urgjencën e Kukësit është transportuar në Tiranë.

Bëhet e ditur se viktima është Vis Cengu rreth të 30-ve. Ndërsa i plagosuri Rotigan Shehu 26 vjeç, ka marrë një plumb në këmbë, fatmirësisht gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetën.

Vrasja e 31-vjeçarit nga Kukësi, policia e Prizrenit nis hetimet

(E plotësuar) Një 31-vjeçar nga Kukësi ka humbur jetën në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte në Prizren.

Bëhet e ditur se viktima është Vis Cengu rreth të 30-ve.

“Ne stacionin e policisë rajonale te Prizrenit janë duke u intervistuar 5 persona kryesisht staf i lokalit ku ka ndodhur rasti. Po ashtu janë bastisur edhe disa lokacione, konfirmon zëdhënësi i policisë toger Shaqir Bytyqi”, raporton gazetarja Myrvete Axhami.

Viktima është Vis Cengu rreth të 30-ve. Ndërsa i plagosuri Rotigan Shehu 26 vjeç, ka marrë një plumb në këmbë duke i prekur kockën e gjurit, fatmirësisht është jasht rrezikut për jetë. Pas ndihmës së parë mjeksore në urgjencën e Kukësit i plagisuri është transportuar në Tiranë për ndihmë më të specializuar.

Ndërsa trupi i viktimës është dërguar në morgun e qytetit të Tiranës për t’iu nënshtruar autopsisë, pasi në Spitalin Rajonal të Kukësit mungojnë specialistët e mjekësisë ligjore.

Një i vdekur dhe një i plagosur, nga të shtënat me armë zjarri në Prizren

rtsh.al

Një 31-vjeçar nga Kukësi ka humbur jetën në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte në Prizren. Bëhet me dije se ngjarja është regjistruar në një lokal nate në dalje të Prizrenit, ku 31-vjeçari me inicialet V.C dhe shokët e tij, R.Sh dhe A.B janë konfliktuar me një shqiptar të Kosovës, personin me inicialet D.H.

Pas konfliktit, 31-vjeçari dhe 2 shokët e tij kanë tentuar të largohen me makinë, por shtetasi D.H. ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit të tyre, ku për pasojë mbetën të plagosur 31-vjeçari dhe shoku i tij me inicialet R.Sh.

Pas ngjarjes, 3 të rinjtë u nisën drejt pikës kufitare të Morinës ku treguan se si ndodhi gjithçka, ndërsa të plagosurit u dërguan në Spitalin e Kukësit, por 31-vjeçari nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra.  

Grupi hetimor vijon veprimet procedurale për llogari të Policisë së Kosovës, për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Në Morinë, rreth orës 04:25, të mëngjesit, kanë hyrë për në drejtim të spitalit rajonal të Kukësit, shtetasit V. C., 31 vjec, dhe R. Sh., 27 vjeç, që transportoheshin me automjet nga shtetasi A . B., të tre nga Kukësi, ku shtetasit V. C., dhe R. SH , ishin të plagosur me armë zjarri në Prizren të Kosovës.

Si pasojë e plagëve të marra shtetasi V. C., ka ndërruar jetë gjatë rrugës, ndërsa shtetasi R. Sh., ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Në lidhjen me ngjarjen, menjëherë nga DVP Kukës është ngritur grupi hetimor i cili po kryen veprimet procedurale për llogari të Policisë së Kosovës.

Nga deklarimet e para të shtetasit të plagosur dhe shtetasit A. B., që i ka transportuar për në spital, dyshohet se ngjarja ka ndodhur në dalje të Prizrenit, ku pas një konflikti në një lokal nate me disa shtetas kosovar.

Në momentin që shtetasit V.C., R.Sh dhe A.B, po largoheshin me automjet, dyshohet se shtetasi D. H, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit të tyre.

Në lidhje me ngjarjen është komunikuar me Policinë kosovare dhe vijon shkëmbimi i informacionit.

Grupi hetimor vijon veprimet procedurale për llogari të Policisë së Kosovës, për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


MË SHUME NGA Në Fokus