Brenda 24 orëve, prokuroritë ngrisin 61 aktakuza ndaj 63 personave
BKT
Lajme

Brenda 24 orëve, prokuroritë ngrisin 61 aktakuza ndaj 63 personave

J.Musliu/RTKlive

Vetëm brenda 24 orëve, 61 aktakuza kundër 63 personave, të dyshuar për vepra të ndryshme penale, janë ngritur nga prokuroritë themelore të vendit.

Gjithashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar dhjetë persona dhe janë paraqitur pesë kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj tetë të dyshuarve.

Kështu, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka paraqitur një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre personave dhe ka ngritur 24 aktakuza kundër 26 personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orëve, katër të dyshuar.

Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur pesë aktakuza kundër gjashtë personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Pejë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar katër persona të dyshuar dhe ka ngritur 24 aktakuza, kundër  24 personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur 13 aktakuza kundër 13 personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, me urdhër të prokurorit kujdestar ka ndaluar një 1 person dhe ka paraqitur një 1kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit ndaj një (1) personi.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ndaluar një 1 person, si dhe ka bërë një 1 kërkesë për caktimin e paraburgimit për 1 person.


MË SHUME NGA Lajme