Rama: Borxh i pashlyeshëm ndaj kontribuesve në kulturë, sport e shkencë
Kulturë

Rama: Borxh i pashlyeshëm ndaj kontribuesve në kulturë, sport e shkencë

ATSH

Kryeministri Edi Rama ndau sot foto nga mbrëmja me një grup pensionistësh, personalitete të artit, kulturës, sportit dhe shkencës, me kontribute të mëdha në jetën e vendit.

Kreu i qeverisë u shpreh se borxhi i veçantë ndaj tyre do të jetë gjithnjë i pashlyeshëm.

“Një mbrëmje e veçantë me një grup pensionistësh të veçantë, kontribues të veçantë në jetën kulturore, sportive e shkencore të vendit, ndaj të cilëve borxhi i veçantë do të jetë gjithnjë i pashlyeshëm”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

695 mijë pensionistë do të marrin nga 8000 lekë secili, në kuadër të Pakos së Madhe të mbështetjes për të zbutur impaktin e inflacionit të luftës.

Kryeministri Edi Rama u shpreh në fundvit se, “695 mijë pensionistë do të marrin nga 8000 lekë (të reja) secili nga Pakoja e Madhe, ku do të kenë pjesën e tyre 1 milion shqiptarë, që do të përfitojnë sipas kategorive deri në 20000 lekë (të reja), për të zbutur impaktin e inflacionit të luftës deri në fund të këtij dimri të vështirë për mbarë Evropën”.


MË SHUME NGA Kulturë