22:31 / 04.01.2023
Rashica, Hadërgjonaj e Muriqi kontribuojnë për fitoret e skuadrave të tyre
Uran Krasniqi/RTKLive
Milot Rashica është treguar fleksibil sot në fitoren e Galatasarayt kundër Ankaragucut. Ekipi ku aktivizohet kosovari ka fituar me rezultat 2-1, kurse Rashica ka asistuar për golin e realizuar në minutën e gjashtëmbëdhjetë nga Yilmaz.
Gjithashtu pa shërbim në funksion të skuadrës nuk ka qenë edhe Florent Hadërgjonaj. Edhe ai ka qenë autor i një asisti në ndeshjen që Kasimpasa fitoi 4:1 kundër Alanyaspor.
Ndërsa Vedat Muriqi kishte rolin kryesor në ndeshjen që Mallorca e luajti kundër Pontevedras në Kupën e Mbretit. Kosovari ka asistuar po edhe ka shënuar në fitoren që skuadra e tij e fitoi 2-1, duke bërë që të kapërcejë në rrethin tjetër të garës.























