Parashikimi i motit për sot në Kosovë e Shqipëri
Foto: Arkiv
Në Fokus

Parashikimi i motit për sot në Kosovë e Shqipëri

M.Sh/RTKlive

Në Kosovë sot parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell. Në orët e mëngjesit në disa vende do të ketë edhe mjegull.

Sipas MeteoKosova, era do të fryjë nga kuadrati i jugperëndimit me shpejtësi prej 10-35 km/h.

Temperaturat minimale do të luhaten prej 0 deri në 2°C, ndërsa ato maksimale prej 7 deri në 13°C.

Edhe në Shqipëri, moti do të jetë i kthjellët, ndërsa mjegull do të ketë në verilindje dhe juglindje në mëngjes dhe mbrëmje. Era do të jetë me drejtim veri - perëndim me shpejtësi 6 m/sek në bregdet. Temperaturat do të jenë me rënie.

Temperaturat minimale dhe maksimale: Në zonat malore temperaturat do të sillen ndërmjet  -1/12°C, në zonat e ulët nga 1/17°C, ndërsa në zonat bregdetare nga 7/16°C.


MË SHUME NGA Në Fokus