Santos mund të shkojë rrugës së Ronaldos për vazhdimin e karrierës
BKT
Sport

Santos mund të shkojë rrugës së Ronaldos për vazhdimin e karrierës

Uran Krasniqi/RTKLive

Ndonjë klub i vendeve nga Lindja e Mesme është opsioni më i mundshëm për ta vazhduar karrierën ish-trajneri i Portugalisë, Fernando Santos, sipas gazetarit të njohur italian, Fabrizio Romano.

Santos u largua nga drejtimi i Kombëtares portugeze pas dështimit në Botërorin "Qatar 2022". 

"Ish-trajneri i Portugalisë, Fernando Santos, po shqyrton opsionet për lëvizjen e tij të ardhshme. Klubet evropiane dhe kineze i janë afruar Santos, por destinacioni më i mundshëm i radhës tani për të është Lindja e Mesme. Santos me kombëtaren e Portugalisë ka fituar një trofe të Evropianit dhe një tjetër të Ligës së Kombeve", ka shkruar Romano. 

Së fundmi një portugez tjetër, futbollisti i njohur, Cristiano Ronaldo, zgjodhi Arabinë Saudite për ta vazhduar karrierën.