Lahaj nis vitin me dy koncerte në Turqi
Kulturë

Lahaj nis vitin me dy koncerte në Turqi

RTK

Tenori Rame Lahaj është mjaft aktiv në jetën e tij profesionale, duke shëtitur kështu nëpër teatro gjithandej nëpër botë. Këtë vit, Tenori shqiptar do ta nis me dy koncerte, në Ankara dhe Stamboll.

9 dhe 11 janari, tenori Lahaj do ta gjejë në skenën bashkë me artistët e mrekullueshëm Murat Karahan dhe Alvazer.

Në njoftimin e tij në rrjetet sociale, Lahaj ndër të tjera shprehet që për të është kënaqësi e madhe që do të ndajë skenën me këtë artistë.

"Këtë vit po e filloj me koncertin e 3 Tenoreve në Turqi, me ftesen e Limak Orkestra dhe mikut tim Murat Karahan. Kënaqësi e madhe t’a ndajë skenën me dy artistë të mrekullueshëm si Karahan dhe Alvarez. Mirupafshim së shpejt për të festuar, për një fillim sa më të mbarë të vitit 2023 për të gjithë ne", shkruan Lahaj.


MË SHUME NGA Kulturë