Ronaldo s`debuton në Arabi për shkak të dënimit në Angli
Uran Krasniqi/RTKLive
Cristiano Ronaldo është lënë jashtë skuadrës së Al Nassr për t`u përballur me Al Tai të premten. Kjo si shlyerje e dënimit me dy ndeshje nga Federata Angleze e Futbollit.
Dënimi kishte ndodhur gjatë sezonit të kaluar në nëntor në lidhje me një incident gjatë ndeshjes së Premier League midis Evertonit dhe Manchester Unitedit.
Pesë herë fituesi i "Topit të Artë" u prezantua së fundmi nga Al Nassr, ku ka nënshkruar një kontratë që e mbanë në Arabinë Saudite për dy vjet e gjysmë.
Al Nassr po e shqyrtonte mundësinë të sfidonte dënimin dhe ishte i gatshëm të paguante çdo gjobë të vendosur nga FIFA, por megjithatë nuk ka ndodhur ashtu.
Mbetet të shihet më 22 janar nëse Ronaldo do të debutojë për klubin kur do të ndeshet në shtëpi me Al Ettifaq.























