United eliminon Evertonin nga FA Cup
Uran Krasniqi/RTKLive
Manchester United ka kaluar në raundin e katërt të FA Cup falë fitores 3-1 ndaj Evertonit në "Old Trafford".
Rrugëtimi i Evertonit në këtë kompeticion ka marrë fund sonte.
Djajtë e Kuq kaluan në epërsi me anë të Antonys, ndërsa Marcus Rashford ishte asistuesi. Kjo ka ndodhur pas vetëm katër minutash lojë.
Dhjetë minuta më vonë Coady ia ka dalë ta barazojë rezultatin.
Me këtë rezultat edhe është mbyllur pjesa e parë.
Në minutën e 52-të, pikërisht Coady shënoi autogol, për t’i dhënë epërsinë Manchester Unitedit.
U mendua se Evertoni kishte shënuar golin e barazimit, kur Dominic Calvert-Lewin (74’) shënoi në portën e Unitedit, por ajo u anulua për pozicion jashtë loje.
United ia doli të shënonte më pas edhe golin e tretë, kur nga pika e bardhë i saktë u tregua Marcus Rashford (90+6′).























