Van Dijk flet për penalltinë e humbur ndaj Argjentinës: Ishte natë e rëndë
BKT
Sport

Van Dijk flet për penalltinë e humbur ndaj Argjentinës: Ishte natë e rëndë

F.Bytyqi/RTKLive

Mbrojtësi i Liverpool-it dhe i Kombëtares së Holandës, Virgil van Dijk, ka folur sërish për penalltinë e humbur në disfatën kundër Argjentinës në  çerekfinale të Kupës së Botës ‘Katar 2022’.

Holandezi thotë se tashmë është harruar ajo penallti, por Van Dijk e pranon se dështimi nga pika e bardh kundër kampionit në fuqi të Botës, ka qenë shumë e rëndë.

“Sigurisht që tani e kam harruar goditjen e penalltisë, sepse jeta vazhdon. Nuk mund të flija pas ndeshjes, sepse u rikthyem pas disavantazhit prej 2-0”, tha Van Dijk.

“Fatkeqësisht, humba penalltinë dhe isha shumë i lënduar. Ishte një natë shumë e rëndë”, theksoi mbrojtësi holandez.