10:03 / 07.01.2023
Supersfida në Arabi, Ronaldo kundër Messit
RTSH
"Përshëndetje, unë jam Marcelo Gallardo dhe dua t`ju them se më 19 janar do të drejtoj një skuadër që do të formohet nga lojtarët e Al Hilal dhe Al Nassr kundër Paris St. Germain. Shihemi së shpejti atje”.
Kështu ish-trajneri i River Plate njoftoi me një video të shkurtër ndeshjen miqësore që do të zhvillohet në Arabinë Saudite.
Sipas të gjitha mundësive do të kemi një përballje Cristiano Ronaldon kundër Messit për herë të parë që nga Botërori i Katarit, kur CR7 u transferua në ligën saudite. Megjithatë, ai nuk mund të luajë ende për shkak të problemeve të anëtarësimit (do të zgjidhet, por jo në kohë që ai të luante ndaj Al Ta-ee).























