Konjufca uron McCarthy për zgjedhjen si Kryetar i Dhomës së Përfaqësuesëve
BKT
Foto: RTKlive
Lajme

Konjufca uron McCarthy për zgjedhjen si Kryetar i Dhomës së Përfaqësuesëve

E.Hoti/RTKlive

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka uruar kongresmenin republikan Kevin McCarthy, për zgjedhjen e tij si Kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve të ShBA-së.

Kryeparlamentari Konjufca ka thënë se mezi pret të punojnë së bashku për të forcuar aleancën e shkëlqyer mes dy vendeve.

“Urimet më të përzemërta për Kevin McCarthy për zgjedhjen e tij si Kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve. I uroj një mandat shumë të suksesshëm.

Mezi pres të punojmë së bashku për të forcuar marrëdhëniet dhe aleancën e shkëlqyer mes dy vendeve tona”, ka shkruar Konjufca në Twitter.


MË SHUME NGA Lajme