Barcelona mposht Atletico Madridin në kryederbin spanjoll
BKT
Sport

Barcelona mposht Atletico Madridin në kryederbin spanjoll

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Kryederbi spanjoll i kësaj fundjave ndërmjet Atletico Madridit dhe Barcelonës, i ka takuar skuadrës katalonase, e cila triumfoi me rezultat 0-1, ndeshje kjo e zhvilluar në kuadër të javës së 16-të të La Ligës.

Përballja mes rivalëve të vjetër në elitën spanjolle, ka prodhuar një superndeshje, me aksion të mira dhe raste të shumta, anipse u shënua vetëm një gol.

Skuadra e Xavi Hernadez në pjesën e parë përmes Dembele-s (22’), zhbllokojë ndeshjen duke kaluar në epërsi prej 0-1, dhe ky ishte goli i fitores për katalonasit pasi që më nuk kishte gola, edhe pse të dy skuadrat krijuan edhe disa raste të mira për gola.

Pas kësaj fitore, Barcelona kryeson e vetëm tabelën me 41 pikë, tri më shumë së Real Madridi, kurse, Atletico Madrid renditet në vendin e pestë me 27 sosh.