Chollet pasnesër në Kosovë
BKT
Foto/ RTK
Lajme

Chollet pasnesër në Kosovë

A.Bela/RTKlive

Këshilltari i Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet, pasnesër do të qëndrojë në një vizitë në Ballkan Perëndimor. Ai vizitën do ta nisë në Shkup e më pas do të vizitojë edhe Kosovën dhe Serbinë, ka njoftuar Departamenti Amerikan i Shtetit.

Në njoftimin e DASH-it është thënë se Chollet në Kosovë vjen për të diskutuar për përpjekjet e SHBA-së për ta ndihmuar Kosovën drejt avancimit euroatlantik.

Ndërsa sërish është cekur rëndësia e një marrëveshje në dialogun Kosovë-Serbi, e cila në qendër do ta kishte njohjen e ndërsjellë.


MË SHUME NGA Lajme