07:48 / 09.01.2023
Edhe sot rruga `Xhorxh Bush` e mbyllur
A.B/RTKlive
Megjithëse ishte paralajmëruar nga Komuna e Prishtinës se rruga `Xhorxh Bush` në Prishtinë, do të hapet më 8 janar një gjë e tillë nuk ka ndodhur as sot me 9 Janar.
Mbyllja e rrugës ishte bërë nga data 26 nëntor dhe ishte e paraparë që të dielën më 08 janar 2023 të hapet, raporton RTKlive.
Rruga ishte mbyllur për shkak të festave të fundvitit. Mbyllja e kësaj rruge kryesore në Prishtinë, kishte bërë që edhe linjat e autobusëve të ndërrojnë kahje duke filluar nga udhëkryqi i “Bill Klintonit” deri në udhëkryqi i rrugës “Garibaldi’.