Muzeu Kombëtar më 2022 pati mbi 40 mijë vizitorë
Foto/ RTK
Kulturë

Muzeu Kombëtar më 2022 pati mbi 40 mijë vizitorë

Ganimete Baliu/ RTK

Viti 2022 ishte një vit i artë për Muzeun Kombëtar të Kosovës sa i përket numrit të vizitorëve.

Ishin rreth 40000 vizitorë që vizituan ekspozitat të ndryshme që u organizuan aty. Sipas drejtorit të Muzeut Kombëtar të Kosovës, Ajet Leci, sfidë për këtë vit është renovimi i depove si dhe mirëmbajtja e artefakteve.

Muzeu Kombëtar i Kosovës vitin 2022 e mbyll me një sukses të jashtëzakonshëm të numrit të vizitorëve. Sipas Drejtorit të Muzeut numri i vizitorëve në vitin që lamë pas është tre fish më i lartë se viti 2021, raporton RTK.

Ishte një numër i madh i ekspozitave të cilat ngjallën kureshtjen e vizitoreve për ti parë ato nga afër.

Bashkëpunimi me Shqipërinë ishte njëri ndër projektet më të rëndësishme të vitit që lamë pas shprehet Drejtori Leci. Bashkëpunimet me Muzetë e rajonit do të vazhdojnë edhe gjatë këtij viti.

Gjatë këtij viti do të ketë një mori aktivitetesh ndër më të rëndësishmet dhe sfidueset sipas drejtorit Leci do të jetë renovimi i depove bashkë me mirëmbajtjen e artefakteve.

Janë rreth 50000 artefakte që ndodhen në muzeun kombëtar të cilat janë nga periudha të ndryshme kohore.

Muzeu Kombëtar i Kosovës është i hapur edhe gjatë vikendit, prandaj mund ta vizitoni dhe t’i shihni nga afër të gjitha këto artefakte të cilat do ju shëtisin nëpër kohë.

 

 


MË SHUME NGA Kulturë